Report TV - Disha: Do vazhdojmë me protestat policia presion ndaj qytetarëve

Report TV 2016-02-21

Views 0

Një nga protestuesit e shoqërisë civile të cilët u shoqëruan në polici pas protestës në Parkun e Liqenit, shprehet se do të vazhdojnë me protestat, kundër ndërtimeve .

?Ne do vazhdojmë reagimet tona. Do jemi sërish bashkë me të gjithë qytetarët që ishin sot por dhe me ata që do të na bashkangjiten ditët në vijim. Do i themi jo ndërtimeve te parku i liqenit dhe do kërkojmë nga policia të respektojë uniformën e saj dhe të mos sillet si një polici private që nuk dihet kujt po i shërben sot,? tha Zirkon Disha.

Sipas tij, 12 persona u shoqëruan në komisariat pas përplasjes me policinë.

?Jemi akuzuar me 3 akuza për shkatërrim të pronës publike, për pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe për kundërshtim të forcave të rendit. Besoj që ju e keni e parë që nuk ka qenë asnjë qytetar që ka kundërshtuar forcat e rendit por forcat e rendit kanë marrë dhunshëm çdo qytetar që mendonte ajo nën arsyetimin e tyre për t?i shoqëruar dhe për t?i çuar në komisariat për të ushtruar presion ndaj qytetarëve që mos të dalin të protestojnë,? shton ai.

Share This Video


Download

  
Report form