Report TV - PD e shoqëria civile protestë vezë e domate drejt Bashkisë

Report TV 2016-02-22

Views 1

TIRANË - Vezë e domate e perime ndaj Bashkisë së Tiranës. Kështu ka nisur protesta e Partisë Demokratike dhe e qytetarëve kundër ndërtimit të këndit të lojërave në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Në protestë janë përshirë edhe shoqëria dhe përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kundërshtojnë një sërë vendimesh të marra nga Bashkia e Tiranës, siç është rritja me 10 lekë e cmimit të biletës së urbanit për transportin publik, rritja e taksave, parkimi nëntokësor tek parku Rinia,

Protesta u thirr të dielën nga këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzojnë kryebashkiakun Erion Veliaj se në projekt ka parashikuar edhe ngritjen e një restoranti për miqtë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form