“Transparence koncesioneve” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas depozitimit në kuvend të amendimeve të ligjit për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat, Lëvizja Socialiste Për Integrim, ka zgjedhur që të sqarojë sot arsyet përse kërkon kontrollin e kuvendit për shërbime që shteti i jep privatit. në nenin e fundit të këtij ligji, LSI kërkon që koncesionet të cilat zgjatin më shumë se katër vjet, të miratohen në kuvend. Aleati kryesor i socialistëve i ka kujtuar qeverisë se paratë e koncesioneve janë të qytetarëve dhe jo të një partie të caktuar. nisur nga ky argumentim, Petrit Vasili, i cili ishte edhe një prej 4 deputetëve që kanë firmosur këtë nisëm, tha se duhet që më parë Ministria e Financave, ajo e Ekonomisë dhe avokatura e shtetit të japin mendimin e tyre të pavarur mbi efektet ekonomike që do të japë kontrata shtet - privat. LSI thekson si të domosdoshme dobinë që do të kenë koncesionet në jetën e shqiptarëve. Në fakt, një pjesë e mirë e koncesioneve të dhëna në fushën e shëndetësisë, por edhe shërbime të tjera, (përveç kontratës me Rapiscan) kabineti Rama i ka miratuar me VKM, duke anashkaluar kuvendin. po ashtu nga ana tjetër edhe Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se në shumë raste Ministritë e këtyre kontratave, nuk kanë kërkuar opinion lidhur me eficencën dhe kostot që këto koncesione do të japin te qytetarët. E vetmja ministri që ka kërkuar mendim te konkurrenca është ajo e Transporteve, që drejtohet nga LSI.

Share This Video


Download

  
Report form