Report TV - Dëmet në fasadën e Bashkisë dhe te liqeni, policia nis hetimet

Report TV 2016-02-22

Views 0

Veç dëmeve të shkaktuara në fasadën e Bashkisë së Tiranës, policia ka nisur ndërkaq hetimet edhe për dëmet e shkaktuara në në zonën e parashikuar për ndërtimin e parkut të lojrave, pranë liqenit artificial.

Dy mjete të rënda, një buldozer dhe një ekskavator u shkatërruan dhe iu thyen xhamat. Kabinat e tyre u dëmtuan, dhe madje një prej buldozierëve u përmbys nga turma e protestuesve

Po kështu të gjitha rrjetat metalike rrethuese dhe gardhi prej druri i ngritur nga kompania nën kontraktore, u shkatërrua nga protestuesit. Ata tërhoqën zvarrë rrjetat metalike ndërsa përpara Bashkisë hodhën bojë të zezë.

Ende nuk ka një vlerësim zyrtar mbi dëmin, ndërsa policia ka nisur hetimin. Po ashtu edhe Bashkia e Tiranës pritet të ketë edhe një vlerësim të dëmeve të shkaktuara.

Share This Video


Download

  
Report form