Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike vendos kushte. Të enjten në Parlament do të kërkojë largimin e Armando Prengës, miratimin e vendimit që fut në fuqi të ligjit për dekriminalizimit dhe largimin e deputetëve Koço Kokdhimës, Valentina Leskajt.
Kreu i PD-se Lulzim Basha deklaron në fund të mbledhjes së grupit PD: ?Zhvillimet thërrasin për një gjykim dhe aksion mbarë popullor që nuk mund të kufizohet tek PD. Edhe Socialistët e kuptojnë se punojnë për një kupolë njerëzish, Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Ilir Beqajn dhe Saimir Tahirin dhe jo për shqiptarët. Përballja me këtë regjim është e gjithanshme. Përballja në kuvend të enjten nis me një sërë kushtesh. Ndër to janë pjesë e marëveshjes së 24 dhjetorit që është largimi i Armando Prengës, miratimi I vendimit që fut në fuqi ligjin për dekriminalizimin. Miratimi të enjten i largimit të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt Mosplotësimi do të çojë në mosfunksionimin normal të Kuvendit
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-bojkoton-komisionet-parlamentare-shkak-rikthimi-i-armando-prenges/