Report TV - Shqipëri ndër vendet më të lira në Botë, por më e shtrenjta në Rajon

Report TV 2016-02-23

Views 2

Shqipëria është listuar si një ndër 50 vendet me kosto më të ulët jetese. Por, e renditur në vendin e 27, Shqipëria është gjithashtu edhe vendi me koston më të lartë të jetesës në rajon.

Në Shqipëri, qiratë janë 90% më të lira se në Nju Jork, ushqimet 72% më të lira, ndërsa produktet dhe shërbimet lokale 64.4% më të lira. Janë këto motivet për të cilat Portali ?GoBankingRates? e rendit Shqipërinë mes 50 vendeve me kosto më të lira jetese në botë.

Sipas Portalit, kostot e jetesës në kryeqytetin Shqiptar, nuk i kalojnë 630 dollarët në muaj.

Ndërsa Shqipëria renditet e 27-a në botë, të gjitha vendet e rajonit propozojnë kosto më të ulëta jetese, duke nisur nga Mali i Zi, te Rumania, Bullgaria, e deri te Serbia.

Ndërkaq jetesa në vendin tonë është edhe më e shtrenjtë se në fqinjët tanë jugor, të cilët janë edhe pjesë e Bashkimit Evropian si dhe kanë një nivel pagash disa herë më të lartë se në Shqipëri. Greqia është e renditur si vendi i 19 më i lirë në botë.

Ndërkohë që Kosova mban vendin e tretë si shteti me koston më të ulët për jetesë.

Share This Video


Download

  
Report form