Report TV - Gjebrea: Shqipëria e gatshme për të ndihmuar azilkërkuesit e huaj

Report TV 2016-02-23

Views 0

Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se Shqipëria do të jetë e gatshme për të ndihmuar dhe për të asistuar kategoritë e azilkërkuesve dhe refugjatëve, referuar çështjes së muxhahedinëve.

Për shkak se çështja e muhaxhedinëve mbetet e ndjeshme ajo nuk preferoi të japë detaje mbi ta.

Burime nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme thanë se ky grup personash pritet të pajisen me leje qëndrimi dhe të marrin statusin e azilantit.
Gjatë një prononcimi për Report TV, sa i përket çështjes, së trafikimit të personave dhe kryesisht grave dhe fëmijëve, Gjebrea tha se gjatë vitit të kaluar, është rritur numri i personave të proceduar dhe të dënuar.

Po ashtu ajo tha se taskë- forca përkatëse, mes prokurorisë, policisë dhe gjykatës pritet të funksionojë më mirë gjatë këtij viti pas një mbledhjeje të përbashkët që ka pasur mes këtyre tre institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe goditjen e fenomenit të trafikimit dhe kondrabandimit të personave.

Share This Video


Download

  
Report form