Presidenti amerikan, Barack Obama ka propozuar këtë të martë mbylljen ?një herë e mirë? të qendrës së paraburgimit të Guantanamos, në Kubë, si dhe transferimin e të burgosurve të mbetur në një prej ambienteve të posaçme për ta në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se, pavarësisht pengesave të rëndësishme politike dhe kundërshtisë së Kongresit, ai do ta bëjë edhe një përpjekje të fundit për mbylljen e burgut famëkeq.