http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas radhëve te gjata te krijuara ne shume poliklinika te vendit nga qytetaret qe duan te pajisen me kartën e shëndetit, kryeministri Edi Rama ishte prezent per te pare nga afër kete proces. Ai beri nje vizite ne poliklinikën numër 9 ne Tirane, ku ne me pak se nje minute nje qytetar bën aplikimin, duke paraqitur vetëm kartën e identitetit. Karta e Shëndetit është një ndër hapat për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, pjesë e reformës, e cila pasohet edhe nga receta elektronike.?Për të çmontuar të gjithë atë barrë të tmerrshme që kishin dhe vazhdojnë të kenë në zona të ndryshme njerëzit dhe mjekët, duhet paralelisht me ndryshimet strukturore, edhe një reformim rrënjësor i formës së shërbimit dhe kalimin në shërbimin shëndetësor elektronik. Receta elektronike, nga njëra anë, Karta e Shëndetit e marrë elektronikisht, nga ana tjetër janë dy hapa, jo të gjitha, që sjellin një lehtësi shumë të madhe. Përfundimisht, të gjithë ato radhë të tmerrshme, që i përjetuam edhe nëpërmjet televizionit në zona të ndryshme, evitohen plotësisht dhe e gjitha funksionon shpejt, por më e rëndësishme, në mënyrë transparente dhe në mënyrë të tillë që çdo gjë e shkruar mbetet aty?.Pajisja me detyrim e kartës se shëndetit ka sjelle dyndje te qytetareve ne poliklinika. Ky fakt ka bere qe te krijohen radhe te gjata. Ky proces ka nisur qe ne dhjetor te vitit 2014 dhe deri me tani jane shpërndare 692 mije te tilla.