Berisha: Jam gati të lë mandatin! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-25

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Refuzimi i mazhorances për te ndryshuar ligjin e dekriminalizimit, mund te sjelle zhvillime befasuese ne kampin e opozitës. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se mund të tërhiqet nga jeta parlamentare. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, se ka bere pjese të Kuvendit njerëz me të kaluar të dyshimtë kriminale. Të njëjtin qëndrim ka edhe deputetja tjetër e PD, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Kërkesën e PD për ndryshimin e ligjit për dekriminalizmin, të miratuar me konsensus dy muaj më parë, e sqaroi Oerd Bylykbashi, i cili tha se zyrtarë të lartë që janë arrestuar në flagrancë nuk duhet të qëndrojnë në pozicionet e tyre. Mendimi i PD u rrëzua nga mazhoranca. Arsyen e dha ligjvënësi socialist Taulan Balla. Ndryshimi i ligjit për dekriminalizimin tashmë është objekt i luftës politike mes mazhorancës dhe opozitës. Palët janë vendosur në llogore dhe askush nuk lëviz nga pozitat, ndoshta deri në një tjetër ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form