Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa orë pas seancës Partia Socialiste kërkoi përjashtimin deri në 10 ditë nga jeta parlamentare të deputetëve të PD Genti Strazimiri, Albina Dede dhe Bedri Hoxha. Me anë të një letre, që kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i ka dërguar kryeparlamentarit Meta, kërkohet të mblidhet urgjentisht Byroja e Kuvendit për të marrë një vendim.
Këta deputetë në mënyrë të paprecedentë kanë qëlluar me vezë Kryeministrin dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe kanë përdorur fjalë fyese, jo etike, shumë të rënda dhe aspak të denja për fjalorin parlamentar ndaj tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ps-kerkon-dede-hoxha-dhe-strazimiri-te-perjashtohen-10-dite-nga-kuvendi/