Report TV - Vendimi/Ish-ushtarakët, ja sa do përfitojnë pas heqjes së debive

Report TV 2016-02-26

Views 7

TIRANË - Me shfuqizimin e debive, ish-ushtarakëve do tu rikthehet pensioni i plotë. Një ish-ushtarak që përfiton pension suplementar dhe ka 30 vite shërbimi do të marrë një pension rreth 15 mijë lekë. Nëse sot paguan debinë e cila varion nga 2500-5000 lekë, kjo pagesë do ti rikthehet në pension, duke mos ju mbajtur më nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Si është bërë rillogaritja
Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, me shkresë përcjellëse dhe në rrugë postare, i dërgojnë institucionit, që ka urdhëruar daljen në rezervë apo lirim të personit, listat emërore për çdo përfitues, të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për çdo përfitues të pensionit suplementar, të caktuara përpara datës 27 qershor 2009, e që vijojnë të përfitohen edhe pas kësaj date. Institucionet e linjës, në bashkëpunim ndërmjet tyre, për rastet kur ushtarakët kanë kryer 7 funksione në struktura të ndryshme, brenda 1 muaji nga data e mbërritjes me postë të listës emërore të personave, plotësojnë formularin tip të periudhës së shërbimit dhe të pagës mesatare, të cilin ia përcjellin strukturës rajonale të sigurimeve shoqërore (DRSSH) që ka iniciuar procedurën e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes në rrugë postare të dokumentacionit individual, përfundojnë rillogaritjen e përfitimit, llogarisin diferencat, zbatojnë procedurat ligjore të evadimit të tyre dhe njoftojnë zyrtarisht përfituesin duke dërguar edhe dokumentacionin përfundimtar për realizimin e pagesës mujore.

Kufizimet në masën e përfitimit
Pensioni i parakohshëm për personat, që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimit, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Masa e pensionit të parakohshëm, e llogaritur për personat, që nuk kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?.

Për personat, që kanë paguar kontribute suplementare, nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë, të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, shtuar me 2 për qind të pagës mesatare referuese, për çdo vit sigurimi suplementar. Në këtë rast, shuma e pensionit mujor të parakohshëm nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të pleqërisë, plus 20 për qind të pagës referuese të muajit të fundit të punës. Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur përfituesi rikthehet në shërbimin aktiv.

Share This Video


Download

  
Report form