Report TV - Presidenti dekreton nipin e anëtarit të Bandës së Lushnjes

Report TV 2016-02-27

Views 16

TIRANË - Kreu i vendit, presidenti Bujar Nishani ka injoruar informacionet që Shërbimi Informativ Shtetëror, ka dërguar në zyrën e tij, lidhur me kandidaturën e dekretimit të prokurorit të Lushnjës Arenc Çela, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Nishani nuk ka marrë në konsideratë relacionin informativ të dërguar nga kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, i cili ka informuar kreun e shtetit për kandidaturën e prokurorit Arenc Çela, kandidaturë kjo e dyshimtë dhe me lidhje familjare me precedentë të rëndë penale dhe pjesëmarës në të ashtëquajturën ?banda e Lushnjës?.

Po kështu për këtë kandidaturë presidenti Nishani ka patur të dhëna nga SHISH se ka lidhje të ngushta familjare me shtetasin Dardan Ahmeti, personin që së bashku me të dënuarin Sajmir Bajrami kanë pritur në aeroportin e Rinasit, pilotin italian Giorgio Riformato, i cili u ul me avion në plazhin e Divjakës, për t?u ngarkuar me drogë dhe trafikuar atë në Itali. Të gjitha këto të dhëna, kanë qënë në zyrën e presidentit Nishani dhe kryeprokurorit Llalla, por si ky i fundit dhe kreu i shtetit nuk kanë marrë në konsideratë ato, duke emëruar Çelën pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Xhaxhai tek banda e Lushnjës e Petrit Liçi
Në fakt ka qenë pikërisht kjo prokurori, që në 2006 ka dënuar me 25 vjet burg xhaxhain e prokurorit Arenc Çela, Maksim Çelën, i akuzuar ky i fundit për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit ?Roza Haxhiu?. Për dënimin e Maksim Çelës, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë përdorur dëshminë e të penduarit Petrit Liçi, i cili ka përfituar në atë kohë nga kjo prokurori statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë, duke u mbajtur sot e kësaj dite në ruajtje.

"Çelën e kam xhaxha, e kam një gjysh ballist"
Gazeta ?Shqiptarja.com? ka kontaktuar prokurorin Çela duke e pyetur në lidhje me lidhjen e tij me të dënuarit Maksim Çela, si anëtar i bandës së Lushnjës. Prokurori Çela ka shpjeguar duke pranuar se ai e ka xhaxha të dënuarin, por sipas tij kjo nuk do të thotë që ai të mbajë përgjegjësi për veprimet apo krimet e dikurshme të xhaxhait të tij. Çela ka shtuar se në kohën kur janë kryer krimet ai ka qënë fëmijë dhe se nuk ka pasur dijeni se çfarë bënte xhaxhai i tij në Lushnjë.
Kunati transportues i Riformatos
Pavarësisht kësaj, nga të dhënat rezulton se prokurori Çela është dhe kunati i shtetasit Dardan Ahmeti, shtetas ky që në muajin maj të 2014 ka shkuar me automjetin e tij, në Rinas ku së bashku me Sajmir Bajramin kanë pritur pilotin italian Giorgio Riformato. Nga një verifikim në rregjistrin e gjëndjes civile, konfirmohet se Çela ka bashkëshorte, motrën e shtetasit Dardan Ahmeti. Ky i fundit fillimisht është dyshuar nga prokuroria si pjesëmarrës në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë. Kjo pasi nga hetimet dilte në disa moment si shoqërues i Giorgio Riformatos dhe Sajmir Bajramit.

Share This Video


Download

  
Report form