http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria duhet të përmbyllë sa më parë reformën në drejtësi. Ky ka qenë mesazhi që numri një i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka marrë gjatë takimit më ndihmës sekretaren e shtetit Viktoria Nuland në SHBA.
Në këtë pritje, zonja Nuland i vlerësoi si tepër te rëndësishme reformat që po ndërmerren nga qeveria shqiptare për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së për finalizimin e tyre.
Nga ana e tij ministri i jashtë shqiptar theksoi se Tirana zyrtare është e angazhuar maksimalisht për të miratuar këtë reformë që forcon shtetin ligjor dhe do ti jap një hov luftës kundër korrupsionit në vend. Ne takim, Nuland përsëriti se Shqipëria është një aleate e fortë e besueshme e NATO-s, dhe një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Gjate vizitës në Uashington, ministri Bushati zhvilloi një takimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtar me zv/këshilltaren e këshillit kombëtar Avril Haines. Ata diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në kuadër të partneritetit strategjik, zhvillimet më të fundit dhe sigurinë në rajon. Ministri Ditmir Bushati ishte i ftuar edhe ne dy forume të politikës ndërkombëtare.