Me shfuqizimin si antikushtetues të rritjes së dënimit për armëbajtjen pa leje në 7 dhe 15 vite personat që janë sipas neneve të ndryshuara kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës së lartë për rishikim dënimi.
Në një intervistë për ReportTv kreu i avokatëve Penalist Saimir Visha shpjegon se si do veprohet për personat e dënuar me kodin e ri penal.
?Edhe këtu gjykata kushtetuese ka gjetur një hapsirë ku të gjithë personat që janë dënuar kanë të drejtë me anë të një kërkese për ti rishikuar vendimet e tyre ti drejtohen gjykatës së lartë e cila do të vendosë në bazë të ligjit favorizues.?-tha Visha
Ndalur tek ndryshimet e shpeshta të kodit penal Visha sqaron se për 2 vite kodi është ndryshuar 6 herë dhë në 20 vite mbi 100 herë cka sipas tij tregon nevojën urgjente për një kod të ri.
?Shiko sa kode janë këtu. Edhe sot që ne flasim bashkë nuk kemi një kod fiks. Kemi 21 vite që nga viti 1995 ku kodi penal i Republikës së Shqipërisë doli i ri ndryshe nga regjimi komunist. Ky që nga viti 1995 deri më sot që është 2016 pra 21 vjet mund të ketë pasur mbi 200 ndryshime aq sa ne themi me te drejte ka ardhur koha për një kod penal të ri.??-u shpreh Visha