Pas opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias mbi draftin e Reformës në Drejtësi, nuk duhet humbur asnjë minutë kot, por duhet të fillojë puna për arritjen e një drafti konsensual.
Kështu ka deklaruar në një dalje për mediat, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
?Është një moment i rëndësisëm pasi kemi të qartë opinionin e një institucioni me prestigj por dhe të një institucioni gjerësisht të pranuar nga politika si gjykuesi më i mirë i punës së bërë. Me ardhjen e këtyre opinioneve procesi hyn në një fazë të re dhe shumë intevsive pasi tani pa asnjë hezitim pa humbur asnjë minutë kohë do duhet që të filloj punën komisonin i posacëm dhe në tryezën e këtij komisioni i cili ka përfaqësim nga të gjitha forcat politike, të diskutohet dhe të arrihet në pregatitjen një drafti konsensual i cili do të na çonte në parlament me produkt të konsoliduar i cili ka dhe një rrugë udhëheqëse, pasi ka opinionin e detajuar të Venecias, i cili si asnjëherë më parë është imponuar për ta asistuar reformën tonë,? tha Vasili.
Sipas tij, reforma në drejtësi është ajo që duna shumica dërrmuese e shqiptarëve.