Rama: Mbështetje serave të mëdha - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e martë qeveria shqiptare do të ofrojë mbështetje direkte financiare për ata investitorë që do të ndërtojnë sera nga 10 deri në 100 hektarë.Kryeministri Rama ishte në Krutje të Lushnjës, ku po vazhdon investimi për ngritjen e serave më të mëdha në vend. Ai tha se zhvillimi i mëtejshëm bujqësor do të rrisë punësimin dhe eksportet.?Tani të gjithë kanë në dispozicion Fondin e Garancisë shtetërore për të marrë kredi nga bankat e nivelit të dytë, me interesa shumë më të ulëta sesa ato të zakonshme dhe e gjitha kjo i dedikohet bujqësisë. Janë 300 milion euro potencialisht që mund të shfrytëzohen nga të gjithë prodhuesit, agropërpunuesit, apo të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë sektor. Nuk do të jetë fermeri apo prodhuesi që do të shkojë tek banka, por do të jetë AZHBR që do të aplikojë për t?ia lehtësuar plotësisht fermerit. Është një hap i madh cilësor në marrëdhënien mes shtetit dhe fshatit. Jemi të bindur që do të sjellim shumë më tepër punësim, shumë më tepër prodhim, shumë më tepër eksport dhe sigurisht, edhe shumë më tepër larmi në tregun e brendshëm, sepse, faktikisht, edhe nga shifrat e fundit, impakti në tregun brendshëm ka qenë goxha i rëndësishëm,? - u shpreh Kryeministri.Për kryeministrin, fokusi do të jetë ripërtëritja e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe pastrimi i kanaleve.?Duhet të fokusohemi shumë fort tek ripërtëritja e infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit, tek pastrimi i kanaleve dytësore dhe tretësore. Programi i financimit është më i madhi që është bërë ndonjëherë, qoftë për strukturat qendrore, 4 bordet e ristrukturuara të kullimit në rang territori të Shqipërisë, qoftë për bashkitë. Faktikisht për këtë zonë, për të gjithë Myzeqenë kemi dhënë një financim të konsiderueshëm që bashkitë të fillojnë menjëherë për të hequr gjithë llumin e 20 viteve që si ka prekur njeri me dorë dhe që ka penguar shumë në fakt njerëz për të marrë ujin.?Gjatë vizitës në Lushnje, Kryeministri inspektoi edhe punimet për ndërtimin e rrugës Kamçisht-Ngurrëz e Vogël, rrugë e cila u lehtëson prodhuesve të zonës, nxjerrjen e produkteve të tyre në treg.

Share This Video


Download

  
Report form