Pas raportit të publikuar nga DASH ka reaguar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai vë në dukje vlerësimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër drogës, duke vijuar se raporti thekson bashkepunimin me te ngushte me partneret e huaj, vecanerisht misionin Italian te GDF".
Tahiri shkruan në rrjetin social facebook se ky vleresim nga partneret eshte nxitja me e mire per te vazhduar ne rrugen e nisur.
Ndërkohë në një prononcim për mediat, Tahiri ka thënë se shteti shqiptar është i përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh nga Shqipëria drejt Italisë dhe se vendi ynë po koordinohet me partnerët europianë për këtë çështje dhe se nuk ka vend për panik.
?Asnjë vend në botë nuk ia del dot i vetëm kësaj krize humanitare. Kështu që duhet bashkëpunim. Nuk ka vend për alarm, ne jemi të përgatitur dhe po koordinohemi me partnerët, sepse mendojmë se një problem europian duhet zgjidhur bashkarisht?, ka thënë Tahiri.