Report TV - Vrau Kërtushën, Gjykata burg Kajnos "Jam i shokuar për krimin që bëra "

Report TV 2016-03-04

Views 5

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për Gëzim Kajnon të akuzuar për vrasjen e Asllan Kërtushës tre ditë më parë. Kajno ka qenë i qetë përpara togave të zeza. Ai ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas ka qenë avokati i tij që ka lexuar fjalët e mbrojtjes.

Vetë i akuzuari u shpreh se nuk ishte në gjendje të fliste për çka ndodhi me datën 1 mars pasi ishte i shokuar për krimin që kishte bërë. Prokurori i çështjes Vladimir Mara përshkroi edhe një herë mekanizmin e ngjarjes të ndodhur në mjediset e jashtme të lokalit në pronësi të Kajnos.

Prokurori Mara tha se fillimisht Kërtusha në gjendje të pirë u konfliktua me Gëzim Kajnon i cili u mundua ta qetësonte atë por më pas gjithçka degradoi në konfrontim fizik mes tyre. Më pas Gëzim Kajno e plagosi Kërtushën në kokë me qytë pistolete dhe më pas e vrau atë teksa po hipte në një taksi.

Avokati mbrojtës i Kajnos e ka cilësuar vrasjen si aksidentale dhe ka kërkuar arrest shtëpie për klientin e tij. Por gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur arrest me burg për Gëzim Kajnon.

Një ditë më parë u dha e njëjta masë sigurie edhe për Bledar Kajnon, kushëririn e Gëzimit i cili u akuzua për bashkëpunim në vrasje.

Share This Video


Download

  
Report form