Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në 45 minuta të gazetarit Denis Minga në Report TV foli për herë të parë për organizimin e brendshëm të Partisë Socialiste kur tha se Rama nuk ka nevojë për rikonfirmimin si kryetar pasi ai fitoi zgjedhjet. Kryebashkiaku e cilësoi si qesharak propozimin që po i bëhet kryeminsitrit të lërë punën si shef i qeverisë dhe të nisë fushatën për partinë.
Lidhur me mbifaturimet Veliaj tha se se situata të tilla siç ndodhi ma mbifaturimet e ujit nga UKT në disa zona të kryeqytetit per qytetarët, nuk do të lejohen të ndodhin më duke i konsideruar si papërgjegshmëri
"Papërgjegshmëri të tilla s'do të lëjojmë të na ndodhin më"- tha Veliaj duke shtuar se edhe ata që kanë paguar do të rimbursohen.
Lidhur me ndërtimin e parkut të shumëpërfolur tek liqeni artificial do të bëhet e ka si qëllim të përfundojë më datën 1 qershor dhe gjithçka pa shpenzimet e Bashkisë së Tiranës apo taksat e qytetarëve.
Veliaj shtoi se të gjithë ata që protestojnë do të pendohen kur të shohin projektin e përfunduar dhe kënaqësinë që do të marrin fëmijët prej tij. Ndërkohë një tjetër çështje mjaft e diskutuar ka qënë pallati 13 lkatësh që po ndërtohet në hyrje të parkut pranë fakultetit Ekonomik për të cilin Veliaj u shpreh :
"Kur të keni z.Basha dhe z.Rama këtu und t'i pyesni. Ka qenë në një moment kur Bashkia ka patur moratorium dhe ish-kryetari i ka transferuar të gjitha lejet në KKT. Për një gjë të cilën nuk jam përfshirë, ftesa për tu futur në gjëra të tilla që s'jam marrë, s'mund të pranoje të komentoj. Ka shumë gjëra në këtë qytet që unë do të doja t'i bëja ndryshe. Unë flas për gjërat nga dita kur kam marrë detyrën e tutje."- tha Veliaj