Kryeqyteti vishet i kuq, Partizani ?pushton? Tiranën, pasi e mposhti me rezultatin 2-0 në derbin e zjarrtë që mbushi stadiumin kombëtar ?Qemal Stafa? dhe mbajti të mbërthyer para ekraneve mijëra shikues, pasi të kuqtë janë e vetmja tifozeri që kanë mbështetje në të gjithë Shqipërinë.
Shkon në 25 muaj sundimi i kuq në Tiranë, pasi që nga muaji shkurt i 2014 bardheblutë nuk njohin fitore, ndërsa të Partizani ka regjistruar 4 fitore dhe 4 barazime në derbi.
Partizani e nisi me vrull derbin e 144 të kryeqytetit duke kaluar në avantazh shumë shpejt me dy gola në fillim të ndeshjes.