Report TV - Raporti/ Komisioneri: Punësimet në shtet, 54 % janë të kundraligjshme

Report TV 2016-03-05

Views 1

TIRANË - 54 % e pranimeve të reja në administratën publike rezulton të jenë në kundërshtim me ligjin në kohën që janë bërë rekrutimet. Shifra vihet në dispozicion të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, i cili ka dorëzuar në Kuvend raportin e veprimtarisë së vitit të shkuar. ?Nga analiza e të dhënave, rezulton se në datën 26.02.2014, që shënon momentin e fillimit të efekteve juridike të ligjit nr. 152/2013 ?Për nëpunësin civil?, i ndryshuar, nga 1590, pozicione pune pjesë e shërbimit civil, të verifikuara, 862 ose 54% e tyre, kanë qenë të plotësuara në kundërshtim me ligjin e kohës, nëpërmjet emërimeve të përkohshme, pa kryer më parë procedurën e konkurrimit?,-thuhet në raport.

Pozicionet e punës të verifikuara në këtë rast, zënë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, para aplikimit të ligjit aktual. ?Ky kampion i të dhënave, është mëse i mjaftueshëm për të nxjerrë përfundime në lidhje me problemet që ka pasur procesi i rekrutimit, deri në momentin e fillimit të efekteve juridike të ligjit të ri. Shifra prej 54% e pozicioneve të punës, të plotësuara në kundërshtim me ligjin, e verifikuar nga Komisioneri, konfirmon edhe një herë situatën e njohur si problematike, gjatë gjithë periudhës së zbatimit të ligjit nr. 8549/1999 ?Statusi i nëpunësit civil?, tashmë i shfuqizuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS