Report TV - Shembja e godinës në Sarandë dëmtohen disa nga banesat përreth

Report TV 2016-03-05

Views 5

SARANDË- Shpërthimi i një ndërtese 4 katëshe me 10 kilogramë lëndë eksplozive C4, në qytetin e Sarandës nga IKMT, ka sjellë dëme të shumta në banesat përreth.
Shpërthimi i telekomanduar ka qenë shumë i fortë sipas banorëve, të cilët thonë se janë plasaritur muret, kanë rënë tavanet e janë thyer pllakat.

Banorët të shqetësuar nga dëmet kërkojnë që të dëmshpërblehen. "Shtëpia ka marrë tronditje nga themelet. Janë thyer pllakat. Jemi me kalamaj të vegjël, duhet të merren masa. Zhurma ishte e tmerrshme," tregon një banor i zonës, në shtëpinë e së cilit janë thyer pllakat ndërsa televizori dhe paisjet e tjera kanë rënë përdhe.

Ndërsa një tjetër banor i revoltuar nga dëmet e krijuara tregon se si në shtëpinë e tij është prishur një pjesë e tavanit.

Share This Video


Download

  
Report form