Rama: Kompensim me vlerën e tregut për stadiumin, përmbytjet me “listën Berisha”

Ora News Lajme 2016-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka garantuar banorët e Shkodrës që preken nga ndërtimi i stadiumit se do të kompensohen për banesat e tyre me vlerën e tregut.Pas takimit që pati me kryebashkiaken Voltana Ademi në Bashkinë e Shkodrës, Rama u shpjegoi banorëve të cilët e prisnin para Bashkisë dhe kërkonin me insistim ta takonin, se gjithçka do të varet UEFA.Krahas banorëve që preken nga stadium para Bashkisë ishin mbledhur persona të tjerë që kërkonin dëmshpërblim për përmbytjet.Kryeministri deklaroi se Qeveria do të konsiderojë çdo gjë që është përfshirë në inventarin e bërë nga qeveria e kaluar.

Udhëtimin drejt Shkodrës e mori për të uruar 7 Marsin, pikërisht në shkollën që ka në patronazh.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Lindita Nikolla zgjodhën nga gjimnazi ?28 Nëntori? të uronin në këtë ditë të shënuar, çdo mësues për festën e tyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/te-prekurit-nga-permbytjet-dhe-stadiumi-kerkojne-takim-me-ramen/

Share This Video


Download

  
Report form