Report TV - Mësues dhe nxënës festojnë “7 Marsin” në TOB

Report TV 2016-03-08

Views 6

Ministria e Arsimit dhe Sportit i kushtoi një koncert mirënjohje dhe falënderimi të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre në edukimin e brezave të ardhshëm. Fëmijë të të gjitha moshave janë bërë pjesë e koncertit me interpretime në fusha të ndryshme.

Një festë ?7 Marsi? nga fëmijët për mësuesit. Kështu e ideoi Ministria e Arsimit dhe Sportit një event festiv kushtuar mësuesve në Teatrin e Operas dhe Baletit. Fëmijë të të gjitha moshave performuan në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme dhe recituan e kënduan në shenjë falënderimi e mirënjohje për mësuesit e tyre. Në koncert ishte e pranishme ministrja e arsimit, znj Lindita Nikolla, e cila mes të tjerash përgëzoi mësuesit për punën intensive duke premtuar vazhdimësi të saj. Një nga momentet më kulminante të koncertit ishte dhe ngjitja në skenë e nxënësve dhe mësueseve të shkollës Jordan Misja, që interpretuan këngë për mësueset dhe nënat për ta përmbyllur me këngën e Vaçe Zelës, ?Rrjedh në këngë e ligjërime?. Në kuadër të Ditës së ?7 Marsit? në vendin tonë sot pati një nismë ndryshe. Nxënës dhe mësues nga çdo shkollë kanë vizituar mësuesit veteran të shkollës dhe komunitetit të tyre, për t?i uruar në këtë ditë.

Share This Video


Download

  
Report form