http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën, miratimi i ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, duhet te kaloje patjetër përmes dialogut dhe konsensusit politik. Pas dështimit te Komisionit per Reformën ne Drejtësi të hënën, nënkryetari i PD Edi Paloka, deklaron se mazhoranca tregoi edhe njëherë se kërkon vetëm nje reforme qe te kape institucionet dhe nuk i intereson përmirësimi i sistemit te drejtësisë.Dhe ne kuadër te reformës ne drejtësi, PD i qëndron bindjes se Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet te jete pjese e Prokurorisë, duke theksuar se edhe Venecia ka dhënë një rekomandim te tille.Komisioni i reformës ne drejtësi është ne te paktat komisione qe deputetet e PD marrin pjese, pasi opozita i ka themelore kushtet e saj per amendimin e ligjit te dekriminalizimin per rastin Prenga, amendimin per funksionimin e Komisioneve Hetimore dhe dërgimin ne Kushtetuese te mandateve te socialisteve Kokedhima, Leskaj e Suli. Sipas Palokes, te enjten ne konferencën e kryetareve, PD do kërkoje futjen ne procedure te dy amendimeve ligjore e nga kjo do te varet bllokimi ose jo i parlamentit.Nje jave me pare, opozita qëndroi ne Parlament vetëm per te votuar aktet nënligjore per dekriminalizimin dhe u bojkotoi pjesën tjeter te seancës deri ne plotësimin e kushteve te saj.