Reprot TV - Atentati/ Frika nga hakmarrja policia ruan Cakollarin në spital

Report TV 2016-03-08

Views 1

TIRANE - Shoferi i Ministrisë së Brendshme Viljon Cakollari ruhet me një patrullë policie në spital nga frika e hakmarrjes ndaj vëllait të tij i cili është dënuar për një vrasje në vitin 1998.

Pak ditë pas atentatit me armë poshtë banesës së tij në rrugën "Irfan Tomini" nga autorë ende të paidentifikuar, familjarët mohojnë që Cakollari apo i vëllai i tij që ndodhet në burg, të kenë pasur kërcënime, siç u pretendua më parë.

Ata akuzojnë se gjykata e ka dënuar në mënyrë të padrejtë, pasi sipas tyre Laurent Cakollari nuk është përfshirë në vrasjen e vitit 1998.

Ndërkaq në spitalin e Traumës në kryeqytet një patrullë policie e komisariatit nr.3, mban në mbikëqyrje dhomën ku qëndron shoferi i Parkut të Ministrisë së Brendshme. Efektivët e policisë verifikojnë dhe mbikëqyrin çdo person të dyshimtë që lëviz në reanimacion, apo jashtë tij.

Policia po vijon verifikimet e saj, ndërsa mësohet se janë shoqëruar deri më tani rreth 15 persona, veç dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e policisë vijojnë të mbeten tek pista e hakmarrjes që ka lidhje me vrasjen e Adriatik Banos nga vëllai i Cakollarit, ndonëse familja dhe të afërmit mohojnë që ata të kenë pasur konflikte me këtë familje.

Share This Video


Download

  
Report form