Report TV - 8 mars me këngë për Jozefina Topallin, ja merr "Lule borës"

Report TV 2016-03-08

Views 2

SHKODËR - Jemi mësuar që ta shikojmë të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për disa vite. Shpesh herë me një sjellje më agresive se e deputetëve, por deputetja Jozefina Topalli këtë 8 mars ka nxjerrë në dukje anën e saj më femërore, duke iu bashkuar drejtueseve gra të Shkodrës duke kënduar në aktivitetin e organizuar për festën e 8 marsit.

Por deputetja Topalli nuk ka nguruar edhe njëherë tu bëjë thirrje grave të Shkodrës që sot është dita për të protestuar edhe më shumë për situatën në të cilën ndodhen gratë dhe familja shqiptare

"Do të kisha dash që ti shihja gratë në protestë në rrugën e çdo qyteti por mbi të gjitha në Tiranë sepse ka 1 mijë arsye për të protestuar. Për të protestuar për ato që s'kanë mundësinë e punës, për të protestuar për ato që nuk kanë mundësinë e punësimit të djalit, vajzës, bashkëshortit e me radhë", tha Topalli.

Më pas gratë demokrate kanë marshuar në pedonalen ?Kole Idromenio? teksa dhuruan lule dhe protestuan për më shumë të drejta ndaj grave.

Share This Video


Download

  
Report form