Report TV - Zgjedhja e kreut të PS, KGS jep vendim: Është atribut i Kongresit

Report TV 2016-03-08

Views 0

Komisioni i Garancive Statutore ka pranuar vetëm pjesërisht kërkesën e deputeteve Blushi-Hafizi-Kopliku dhe Dade dhe 8 përfaqësuesve të Partisë Socialiste për interpretimin e disa pjesëve të statutit ekzistues të Partisë Socialiste.

Komisioni i Garancive Statutore i mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste ka dhënë vendimin për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike.

Kryetari i KGS, Alket Hyseni, në vendimin që ka bërë publik për mediat shprehet se zgjedhja e kreut të Partisë Socialiste, është një atribut i Kongresit të 19 marsit. Sipas tij, nga Kongresi buron edhe statuti e programi i PS.

?Kongresi Zgjedhor i thirrur ? shkruan në vendimin e saj KGS - mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qendrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit ?një anëtar një votë? apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese?, u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form