Report TV - Asambleja miraton pr/statutin "Jo" kërkesave të Blushit e Dades

Report TV 2016-03-09

Views 3

Pas 6 orë debatesh Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka mbyllur punimet. Në fund të fjalës kryetari i këtij forumi të lartë vendimmarrës në PS Gramoz Ruçi i ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të tjerë të kenë një frymë uniteti në funksion të qeverisjes së vendit.

Çështja e mandatit të Ramës në krye të PS, mësohet të jetë shprehur Ruci ? sipas Burimeve për Report tv ? është çështje politike që e zgjidh Kongresi.

Kërkesën për referendum të kryesocialistit Rama, Ruçi e ka përkthyer si kërkesë për votëbesim. Një praktikë kjo që sipas tij përfshihet në statut.

Ndërsa Ben Blushit dhe përkrahësve të tij, kreu i grupit të deputetëve të PS-së i ka sugjeruar që pakënaqësitë mund t?i zgjidhin nëpërmjet një mocioni mosbesimi. ?Të dyja format janë statutore dhe demokratike dhe ky debat mbyllet në Kongres?, mësohet të jetë shprehur Ruçi.

Kësisoj, për mbajtjen e një referendumi për mandatin e Ramës, do të vendosë Kongresi. Do të jenë delegatët e PS-së të cilët do të vendosin për mbajtjen e këtij referendumi.

Ndërkaq po në Kongres është lënë të votohet edhe kërkesa e deputetëve Dade dhe Hafizi për të përfshirë si pikë të rendit të ditës votimin për kryetarin e partisë.

Në Asamble nuk është marrë parasysh ky propozim, por do të hidhet me votë në Kongres, nëse do të pranohet kjo kërkesë për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin e PS.

Ndërsa amendimet për ndryshime statutore të paraqitura nga Ben Blushi nuk do të jenë fare si çështje diskutimi dhe votimi në Kongresin e 19 marsit.

Kësisoj, Asambleja ka miratuar projektstatutin e hartuar nga 6 grupet e punës me në krye ligjvënësin, Fatmir Xhafa, i cili i përcillet për votim Kongresit të PS në datën 19 mars.

Ruçi ngarkoi Fatmir Xhafajn dhe anëtarët e tjerë të grupit të punës që ndryshuan statutit që deri në mbledhjen e Kongresit pas 10 ditësh të mblidhen me deputetet që kishin vërejtje ndaj rregullores së re të funksionimit të PS-së dhe këto vërejte t'i përfshijë në variantin final që do të votohet në 19 mars.

Rama: Asambleja mbylli mandatin me një debat të bukur demokratik
Vetë kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale menjëherë pas përfundimit të punimeve të Asamblesë. "Asambleja mbylli mandatin me një debat të bukur demokratik që meriton të behet publik në kundërshtim me statutin. Flm secilit", shkruan shefi i qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form