TIRANE - Ndonëse kërkesat e opozitës u pranuan në konferencën e kryetarëve me përjashtim të futjes në rendin e ditës të çështjes për mandatin e deputetes Valentina Leskaj , sërish opozita pasi ka shpalosur qëndrimin e saj në kuvend për këto çështje është larguar. Për kryeministrin Edi Rama largimi i vërtetë i opozitës nga parlamenti ka të bëjë me faktin se kauza e tyre për dekriminalizimin nuk përmbushet pasi në parlament nuk ka kriminelë ndërsa e konsideroi betejën e opozitës betejë parazitësh.
...
Deputetët e Partisë Demokratike braktisën seancën e sotme parlamentare, pasi Kuvendi nuk futi në rendin e ditës kërkesën e tyre për heqjen e mandatit të deputetes Valentina Leskaj, me argumentin se ka konflikt interesi. Edhe pse në nisje të seancës erdhën optimistë në sallë pasi Konferenca e Kryetarëve kishte pranuar dy kërkesa të tjera të opozitës - për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore, të djathtët nuk "rezistuan" dhe pas një fjale që mbajti kryetari i grupit Edi Paloka dhe Sali Berisha, braktisën seancën. Një tërheqje kjo për demokratët, të cilët më herët të njëjtat kauza i mbrojtën duke bllokuar seancën e madje duke qëlluar edhe me vezë brenda sallës...këtë radhë aksioni i tyre opozitar duket se është bojkoti.
Ndërkohë, mandati i deputeti Koço Kokëdhima, për të cilin Këshilli i Rregullores dhe Mandateve vendosi t'ja kalojë kushtetueses, Ruçi tha se eshte ne rendin e dites, bashkë me kërkesën tjetër të demokratëve për mandatin e deputetit Rakip Suli.