Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ora News sjell dëshmi tronditëse nga nxënës dhe prindër të nxënësve të cilët janë bërë pre e dhunës së mësuesit Agim Muca. Mësuesi 63 vjecar jepte mësim në një klasë kolektive të shkollës 9-vjecare të fshatit Orzhanov në Ostren të Bulqizës.
Ata thonë se mësuesi ka dhunuar nxënësit duke ia përplasur kokën pas bankës dhe pas dërrasës. Madje një vajzë ka hematoma në kokë.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe prindërit, të cilët shprehen të shqetësuar pasi nuk është hera e parë që mësuesi Agim Muça në gjendje të dehur dhunon fëmijët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/flasin-prinderit-dhe-nxenesit-mesuesi-agim-muca-i-perplaste-koken-femijeve-pas-bankes-dhe-derrases/