Partia Demokratike pranon diskutimin e draftit të reformës në drejtësi edhe në nivel ekspertësh, por kushti i demokratëve është që në këtë tryezë të ketë paritet. Eksperti demokrat për reformën në drejtësi, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin 45 minuta në Report TV se është mazhoranca ajo që kundërshton vendimmarrjen e përbashkët me opozitën në tryezën e ekspertëve.
?Pyetja është në këtë rast pse këmbëngulet nga ana e PS që të mos realizohet kjo lloj tryeze? Sepse mendojmë se duke pasur një trupë ekspertësh sipas tyre të pavarur, po jo për publikun, që do të jenë ata të cilët do të vendosin, nëse ne të tjerët, të mos kemi asnjë lloj force vendimmarrëse apo bllokuese, ky është një diversion i madh që i bëhet bashkëpunimit politik?, u shpreh Alibeaj.