Kukës - Rrëshkitje dherash e gurësh në hyrje të qytetit, rrezikohen qindra banorë - Ora News

Ora News Lajme 2016-03-13

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë shoqëruar gjithë rajonin verilindor te vendit gjatë 48 orëve të fundit, hyrja kryesore për në qytetin e Kukësit nëpërmjet Rrugës së Kombit ka humbur funksionin e saj, duke rrezikuar dhe qindra udhëtarë të fshatrave përreth, të cilët përmes kësaj hyrje lidhen me qytetin.
Të rrezikuar janë dhe disa banorë të cilët kanë ndërtuar banesat e tyre në afërsi të këtij masivi, pasi çdo ditë jetojnë me frikën e rrëshkitjes së dherave e gurëve bashkë me shtëpitë e tyre duke u favorizuar nga terreni shumë i thepisur.
Sipas përfaqësuesve të Bashkisë, për shkak se mungojnë kanalizimet e ujrave të bardha, qarkullimi për në hyrjen e qytetit ka probleme.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rreshkitje-dherash-e-guresh-ne-hyrje-te-qytetit-rrezikohen-qindra-banore/

Share This Video


Download

  
Report form