Takimi i PPE - Basha në Vjenë: NATO dhe BE-ja të ndihmojnë Shqipërinë për refugjatët

Ora News Lajme 2016-03-13

Views 0

Shqipëria ka nevojë të jashtëzakonshme për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s për të trajtuar një fluks të mundshëm refugjatësh në kufijtë jugorë. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vjena ku mori pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Evropiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE-së.
Basha: Mundësitë e kësaj qeveria për të menaxhuar krizën e refugjatëve janë shumë të limituara së pari për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit, e cila është përkeqësuar nga influenca e krimit të organizuar, e cila po bëhet gati për të mobiluar trafikimin e qenieve njerëzore përtej Adriatikut.

Share This Video


Download

  
Report form