TIRANE - Pasuria e Dash Gjokës i njohur si i forti Shijakut dhe prej 2 dekadash biznesmen në këtë qytet kërkohet të konfiskohet për llogari të shtetit. Sipas prokurorisë e cila ka bazuar kërkesën e saj në ligjin Antimafia, Gjoka nuk ka mundur të justifikojë me fatura pronat e tij për të cilat Akuza ka dyshime se janë krijuar me para droge e prostitucioni.
...
Gjashtë muaj pas sekuestros preventive për pasurinë e Dash Gjokës i njohur si i forti i Shijakut, prokuroria kërkon konfiskim e kësaj pasurie për llogari të shtetit.
Sipas prokurorisë kërkesa për konfiskim vjen pasi Gjoka në këto muaj nuk arriti të justifikojë burimin e pasurisë së tij e cila përbëhet nga Biznes supermarket, prona, automjete dhe karburante.
?Gjatë fazës hetimore, i pandehuri dhe mbrojtja e tij paraqitën disa dokumente jo-zyrtarë, në bazë të të cilave justifikonin faktin se pasuritë ishin krijuar nga huamarrja prej personave të ndryshëm. Në asnjë rast, këto huamarrje nuk provohen me dokumentacion të rregullt ligjor, duke krijuar bindjen se ato janë fiktive, me qëllim mbulimin e të ardhurave të pajustifikuara?, sqaron prokuroria.
Këtë kërkesë akuza e krimeve të rënda ja ka përcjell gjykatës e cila pritet që të nis një proces gjykimi midis prokurorisë dhe Dash Gjokës, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane.
Në kërkesën e saj prokuroria ka argumentuar se për këtë rast ka aplikuar ligjin Antimfia pasi ka arritur të faktojë se burimi i të ardhurave të biznesmenit Dash Gjoka ka qenë aktiviteti kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës.
Gjoka u prangos dhe dy vite më parë për llogari të drejtësisë italiane por Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin duke i kthyer atij lirinë.
Por cila është pasuria që kërkohet të kaloj në favor të shtetit?
Biznesmeni Gjoka së bashku me familjarët e tij ka në pronësi pasuri të paluajtshme 11 mijë m2 katror truall mbi të cilat janë ndërtuar bizneset dhe banesat e tij si dhe 15.300 m2 tokë arë.
Po ashtu në listën e konfiskimit bënë pjesë dhe ?Kompleksi Shërbimeve ?Gjoka?, objekt i ndarë në 3 kate - me emërtim ?Supermarket, Bar Restorant, Motel?; objekt dy kate - me emërtim ?Disko Bar, Palestër, Sall Lojrash?; objekt një kat me emërtim ?Bar Kafe?-; pishinë; objekt qendër sportive (Motel 2 dhoma); objekt Qendra Sportive, Kal?eto; objekt magazinë një kat si dhe shoqëria Gjoka me të gjitha asetet e saj.