Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se ekonomia nuk rrezikon të bjerë në deflacion, megjithë indeksin shumë të ulët të ccmimeve të konsumit për muajin shkurt. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, norma e inflacionit për muajin shkurt ishte vetëm 0.2%, e cila u komentua nga analistët si rënie në deflacion. Por sipas Guverantorit, situata ccmimeve është vazhdimisht nën monitorim nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe larg shqetësimit për deflacion.
"Në ditët e sotme, shumë banka qendrore në mbarë botën po i kushtojnë një vëmendje gjithnjë e më të madhe edukimit financiar të publikut në përgjithësi dhe të brezit të ri më në veçanti. Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut përputhet me mjaft interesa të bankës qendrore në fusha të ndryshme të veprimtarisë së saj si politika monetare, mbikëqyrja bankare, informimi i konsumatorit mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe përfshirja financiare e publikut. Pjesëmarrja efektive e publikut në sistemin financiar kontribuon në rritjen e mirëqenies ekonomike të individëve dhe të bizneseve. Edukimi financiar ndihmon qytetarët të përfitojnë nga mundësitë që ofron sot sistemi financiar dhe teknologjitë që po e transformojnë atë. Ai i ndihmon konsumatorët të kuptojnë më mirë rreziqet që lidhen me administrimin e financave dhe lehtëson marrjen e vendimeve të duhura financiare."-tha Sejko