14 marsi shenon diten e veres nje feste pagane e cila ne vendin tone cdo vit po merr formesimin e saj.
Por ne kontrast me Tiranen apo Elbasanin , ne qytetin e Shkodres kjo dite eshte mbizoteruar nga qetesia e totale per sa I perket aktiviteteve festive te organizuara ne kuader te kesaj feste. Ndryshe nga qytetet e tjera ku mbizoteron atmosfera festive, me koncerte dhe aktivitete nga me te ndryshmet, pushteti vendor ne Shkoder eshte treguar indifferent, duke ju gezuar me se shumti pushimit qe sjell kjo dite pa menduar per asnje lloj organizimi. 14 Marsi eshte dita kur natyra nise rigjallerimin e saj dhe te gjithe marrin sadisfaksionin e nje moti qe nise te ndryshoje, larg zymtesise dhe te ftohtit dimeror. Nderkohe edhe pse te gjithe priten ne kete dite te festohej ashtu si ne qytetet e tjera te vendit, asgje nuk u pa ne Shkoder pervec heshtjes institucionale dhe daljeve ne grup te qytetareve qe nuk ngurojne te festojne ne menyren e tyre keto dite, te shenuara me te kuqe ne kalendarin shqiptar. Por ku qendron e vecanta e dites se veres dhe nga e ka prejardhjen kjo date? Duke qene nje feste pagane, Dita e Veres, sipas studiuesve, i gjen gjurmet e pare tek arbereshet e Italise. Ne 14 mars, bimesia zgjohet nga gjumi dimeror dhe nis te thithe nga toka lengjet qe i nevojiten per t?u rritur. Ne kete dite, arbereshet pertej detit shkulnin nje tufe bari, se bashku me rrenjen, per te kujtuar vendlindjen. Ky akt simbolizonte ?edhe nje vit tjeter larg atdheut?. Kjo dite eshte kthyer ne tradite te festuari ne Elbasanit por tashme edhe ne qytetet e tjera.