Fitimi i bankave, 112 mln euro gjatë 2015, rritje me 33 mln euro- Ora News

Ora News Lajme 2016-03-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë vitit 2015, bankat kanë siguruar një fitim rekord prej 112 milionë euro. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të dorëzuar në Kuvend, fitimi i tyre gjatë vitit që lamë pas është rritur me rreth 33 milionë euro. Kjo kryesisht si pasojë e uljes së ndjeshme të interesave të depozitave, pas vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës së Bhqipërisë për reduktimin e kostos së lekut.
Viti 2015 ka rezultuar një vit i artë për bankat, që kanë siguruar një fitim rekord prej rreth 112 milionë euro, ndërsa ekonomia kaloi jo pak probleme. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave , fitimi neto i sistemit bankar në fund të vitit që lamë pas arriti në 15.7 miliardë lekë ose rreth 112 milonë euro, me rritje 4,5 miliardë lekë ose rreth 33 milionë euro kundrejt një viti më parë.
Rritja e fitimit të bankave është pasojë e uljes së ndjeshme të interesave të depozitave, pas vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë për uljen e kostos së lekut, në përpjekje për të stimuluar ekonominë. Gjatë vitit 2015, interesat e depozitave zbritën nën nivelin e inflacionit, ndërsa interesat e kredive të reja u ulën më ngadalë. Kjo diferencë mes interesave të këtyre dy produkteve bankar coi në një fitim të pastër të bankave.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/fitimi-i-bankave-112-mln-euro-gjate-2015-rritje-me-33-mln-euro/

Share This Video


Download

  
Report form