Report TV - Familjarët në Gërdec: Të na japin dëmshpërblimet për viktimat

Report TV 2016-03-15

Views 1

8 vite nga tragjedia e Gërdecit familjarët e 26 viktimave bëjnë apel për vendosjen e drejtësisë dhe dëmshpërblimin për jetët e humbura në punishten e demontimit të municioneve.

Në përkujtim të tetë vjetorit, kur ora shënoi 12:05 min me buqeta me lule dhe të përlotur ata mbërritën në pllakatën ku në shenjë respekti e përkujtimi janë gdhendur emrat e viktimave.

Nga procesi i dëmshpërblimit kryer që pas tragjedisë rezulton se paratë banorët e Marqinetit, Gërdecit e fshatrave përreth i kanë marrë për banesat e dëmtuara ndërsa për jetët e humbura dhe dëmtimet fizike ata janë në proces gjyqësorë me shtetin.

Pamje që shihni i përket tetë viteve më parë kur të shtunën e 15 marsit 2008 në ora 12:05 min u shënua shpërthimi tragjik, por pas tetë vitesh për ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli zona është krejtësisht e pastër kjo falë ndërhyrjes së ushtrisë shqiptare.

Për kreun demokrat të Bashkisë Vorë dhe pas 8 vitesh tragjedia e gërdecit mbetet një aksident teknologjik dhe pse kjo kundërshtohet nga banorët që ai qeveris prej 3 mandatesh.

ReportTv ju sjell pamjet se çfarë ndodh në kraterin e vdekjes 8 vite pas shpërthimit/

Nga kjo e martë territori i konsideruar një zonë ushtarake është kthyer në ambient civil dhe do të kalojë në varësi të Bashkisë Vorë, për të cilën Ministrja Kodheli kishte dhe një mesazh duke ju lutur që ta përdorin për qëllime të mira.

Share This Video


Download

  
Report form