Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qetësia dhe siguria në Tiranë u prishën për të dytën natë radhazi. Një alarm për bombë u shënua rreth orës 21:00 (17 Mars) në rrugën ?Mustafa Matohiti?, një prej zonave më të frekuentuara gjatë mbrëmjeve në kryeqytet.
Në këtë zonë, ku ushtrojnë veprimtarinë disa bar restorante të njohura, banojnë shumë personalitete, mes të cilëve edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në këtë rrugë ka selinë Ambasada Iraniane në Tiranë sikurse kanë zyra dhe shumë biznese. Policia e ka marrë alarmin përmes një telefonate anonime.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/alarm-per-bombe-prane-rruges-se-elbasanit-policia-rrethon-zonen/