TIRANE - Katër të rinj me banim në Tiranë u arrestuan nga Policia pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në pranga ranë Besmir Hardhiaj 29 vjeç, Erando Hardhiaj 24 vjeç, Albano Mitri 27 vjeç dhe Mateo Luleme, 25 vjeç.
Besmir Hardhiaj dhe Erando Hardhiaj shpërndanin kanabis dhe kokainë në zona territoriale të ndryshme më konkretisht:
Më datë 17.03.2016 rreth orës 22.00 në rrugën ?Konferenza e Pezës? , është organizuar shërbimi ku është kapur fillimisht në flagrancë Besmir Hardhiaj të cilit i janë gjetur disa doza ?Kokainë? dhe më pas gjatë kontrollit të banesës së tij dhe Erando Hardhiaj u janë gjetur ?Kokainë? dhe ?Cannabis sattiva?.
Besmir Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike ?Cannabis sattiva? ndërsa Erando Hardhiaj i janë sekuestruar 7 gram lëndë narkotike ?Cannabis sattiva? ,
Gjithashtu sqarojmë se Mateo Luleme drejtues mjeti dhe pasagjer Albano Mitri të cilët po udhëtonin me automjet tip Suzuki , nga kontrolli i ushtruar në xhepin e brendshëm të xhupit të këtij të fundit , i janë gjetur 3 qese Cannabis Sattiva?, me peshë 5.8 gram.