Report TV - Banorët e St.Trenit përplasen sërish me policinë, s'lejohen të ngrejnë çadrat

Report TV 2016-03-18

Views 0

Banorët që u prishen shtëpitë te Stacioni i Trenit kanë protestuar ditën e sotme duke hequr rrethimin që ishte vendosur nga firma që po kryen punimet për Bulevardin e Ri të Tiranës. Ata ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, duke përfituar edhe nga mosprania e efektive të policisë.

Banorët thonë se protesta e tyre kërkon vetëm ndryshimin e çmimit të kompensimit prej 36 mijë lekë për m2 që ka përcaktuar ish-qeveria ?Berisha? në vitin 2013.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe Partia Demokratike, ku ishin të pranishëm deputetët Gerti Bogdani, Jemin Gjana si dhe disa antarë të këshillit Bashkiak. Pavarisht se cmimi i kompensimit që protestojnë banorët është ai që ka miratuar ish-qeveria Berisha, këshilltari i djathtë në bashki, Leonard Olli, i pyetur nga Report TV nuk kanë komentuar këtë cështje. "Bashkia të vijë të ulet me ju, ne do tju mbështesim por duhet kryebashkiaku shurdh të vijë e të konsultohet me ju. Beteja ëhstë e çdo shqiptari"-tha Olli.

Protestuesit kanë tentuar që të ngrejnë çadra në vendin ku u janë prishur shtëpitë por nuk janë lejuar nga policia. Më pas banorët kanë zgjedhur të largohet duke thenë se do tentojnë të ngrejnë përsëri çadra, në mënyrë që bashkia dhe qeveria të miratojnë një tjetër çmim për t'i kompensuar.

Deri tani janë prishur rreth 10 shtëpi pranë stacionit te trenit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS