Rritet çmimi i naftës në tregje, pritet të reflektohet dhe në Shqipëri

Ora News Lajme 2016-03-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit duke kapur vlerën 42 dollarë fuçia nga 30 që ishte niveli më i ulët. Tendenca rritëse e çmimit ka ardhur menjëherë pas vendimit për një mbledhje të vendeve prodhuese të naftës në datën 17 prill. Gjithashtu sipas ekspertëve ndikim mendohet se ka pasur edhe vendimi për mos rritjen e normës së interesit nga Banka Qendrore Amerikane.
Pas ruajti për afro një vit çmime të ulta, nafta bruto në tregjet ndërkombëtare ka filluar të rritet duke arritur në kuotën më të lartë që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Gjatë së premtes një fuçi naftë ka arritur të shitet me rreth 42 dollarë në bursat ndërkombëtare nga niveli më i ulët prej 30 dollarësh.
Kjo tendencë rritëse është vënë re pas vendimit të Bankës Qendrore Amerikane për të mos ndryshuar normën bazë të interesit çka ka rritur besimin për një forcim të monedhës amerikane në të ardhmen.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/rritet-cmimi-i-naftes-ne-tregjet-nderkombetare-pritet-te-reflektohet-dhe-ne-shqiperi/

Share This Video


Download

  
Report form