Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike fluturuan sot në qiellin e Tiranës.
E gjithë skuadra, realizoi në Tiranë një parakalim mbi Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, si pjesë e programit të forcave ajrore britanike.
Kjo është hera e parë që në Shqipëri realizohet nje spektakel i tillë spektakël, ku mjetet fluturuese dhurojnë për kryeqytetasit një ?show? nëpërmjet akrobacive në ajër. Mesa duket, pilotët e kishin rezervuar stërvitjen e parë mbi aeroport.
Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shkruan në Facebook se sot nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit. "Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike sot do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi "Dëshmorët e Kombit"", shkruan Kodheli në Facebook.