Rama: Merkel, shpresa e emigranteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per fat eshte Angela Merkel. Me kete titull prestigjiozja gjermane "Frankfurter Allgemajne" boton nje interviste te Kryeministrit Shqiptar, Edi Rama dhene per gazeten ne lidhje me çeshtjen e emigranteve.Numri nje i egzekutivit shqiptar ngre lart vlerat e Ballkanit Perendimor ne çeshtjen e krizes dhe merr ne mbrojtje Turqine pasi sipas Rames po ben shume me shume se sa i takon ne kete çeshtje. Serbia dhe Maqedonia u sollen si me Europian se sa shume shtete te Unionit ndersa kjo eshte nje arsye me shume per tu pershpejtuar bashkimi dhe integrimi i te gjithe Ballkanit dhe Turqise.Sipas Edi Rames po te mos ishte Angela Merkel edhe negociatat me Turqine do te kishin nje perfundim edhe me te keq per Unionin dhe kjo tregon se sa delikate jane marredheniet mes vendeve te vecanta. Rama pranon se Shqiperia ka ofruar pritjen e emigranteve por me kushtin qe çeshtja te marre nje zgjidhje te pergjithshme te koordinuar dhe te shpejte. Ne kete kuader ai vlereson bashkepunimin me Italine fqinje qe po ushtron presion te vazhdueshem te Bashkimi Europian per moslenien e krizes ne kufinjte e Unionit por nje shperndarje te emigranteve ne te gjithe vendet anetare. Por Rama shkon edhe me larg kur paralajmeron se nese zgjidhja nuk do te jete e shpejte dhe e perbashket atehere drama aktuale mund te kthehet ne nje tragjedi te Europes. Sipas Edi Rames, Europa nuk do te zgjerohet por do te plotesohet natyrshem me pjeset e saj te mbetura ende jashte Unionit.

Share This Video


Download

  
Report form