Bashkia e Tiranës do të nisë në muajin prill prishjen e 100 ndërtimeve të cilat janë ngritur pa leje në territorin e parkut të liqenit artificial.
Kjo ëhstë bërë e ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj i cili ka tëhënë se, për ta mbrojtur këtë park, është vendosur të mbyllen të gjitha hyrjet për mjetet motorike, përfshirë edhe hyrjen pranë fakultetit të Histori-Filologjisë.
?Më duket e paarsyeshme që në 4 vitet e fundit kanë lulëzuar më shumë kafet, parkingjet, lavazhet dhe të gjitha hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme, se sa këndet e lojërave për fëmijë apo hapësirat për të mbjellë pemë dhe drurë në Parkun e Liqenit?, u shpreh Veliaj. Ai deklaroi se shumë shpejt do të nisë një aksion për prishjen e të gjitha objekteve të aktivitetit privat pa leje në park.
?Gjatë muajit prill Bashkia e Tiranës do të fillojë aksionin për prishjen e mbi 100 ndërtesave pa leje, të palegalizuara, të pahipotekuara, të cilat kanë zaptuar liqenin. Pas kësaj do të vendosim edhe kufizime shumë të rrepta për të larguar gjithë lavazhet dhe gjithë parkingjet që kanë ngrënë copa të liqenit?, u shpreh Veliaj.