Report TV - Basha nga SHBA:Ja 3 propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

Report TV 2016-03-21

Views 0

Kryetari I partisë demokratike Lulzim Basha nga SHBA ka zbardhur disa nga propozimet e e opozitës për reformën zgjedhore. Duke folur për sitautën politike me drejtues të Vatrës në SHBA, kreu i PD tha se në takime zyrtarë amerikanë mori mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira Basha tha se për PD mbetet prioritet votimi dhe numërimi elektronik, kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë, dhe auditiimi strikt i partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë.

"Kjo qeveri e di që gjykimi popullor po të bëhet sot apo të dielën e ardhshme do ta nxjerrë menjëherë në opozitë. Ndaj po merr të gjitha masat që t?i rrethojë zgjedhjet e ardhshme me kriminele dhe me paratë e korrupsionit. Ato 1 miliardë e 200 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit, që nuk u bënë kurrë shkolla, spitale, rroga, pensione, i bien 400 dollarë për frymë, nga ato 400 dollarë për frymë, këta mendojnë se ditën e zgjedhjeve duke iu ndarë nga 20 apo 15 dollarë për frymë do t?i blejnë edhe katër vitet e ardhshme. Po ta shikojmë vetëm matematikisht është biznes i mirë, apo jo?! Merr 400 për vit e kthe 20 për katër vjet. Por sigurisht është rrënim, shkatërrim i parikthyeshëm i Shqipërisë dhe shanseve të saj për të ecur përpara. Prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara dhe këtu kam kërkuar dhe kam marrë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës."-tha Basha

Share This Video


Download

  
Report form