Report TV - Grupi i PS, Kokëdhima llogari për mandatin, Blushi për referendumin

Report TV 2016-03-21

Views 0

Debate në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të zhvilluar si gjithnjë me dyer të mbyllura.

Burime brenda mbledhjes thonë për Report Tv se deputeti Koço Kokëdhima u ka kërkuar llogari deputetëve të tjerë që votuan mandatin e tij për në Kushtetuese, sadoqë në prononcimin jashtë ambienteve të mbledhjes, është përpjekur ta fshehë pakënaqësinë e tij.

Nga ana tjetër, mësohet se deputetja Mimoza Hafizi i ka kërkuar llogari kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, se pse statute i Partisë Socialiste është votuar vetëm në parim dhe jo nen për nen.

Sipas burimeve, Ruçi i është përgjigjur se në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe herë të tjera dhe se do të jetë grupi i punës i kryesor nga Xhafa ai që do ta miratojë nen për nen.

Të njëjtin shqetësim sipas burimeve të Report Tv, ka ngritur edhe Dade gjatë mbledhjes që ka zgjatur vetëm 35 minuta.

Ndërsa pyetja e Blushit se kur do të hapet fushata për referendumin, ka marrë përgjigjen se fushata nis që sot.

Share This Video


Download

  
Report form