Sulmet terroriste në aeroportin e Brukselit kanë rritur nivelin e sigurisë edhe në Eroportin e Rinasit në Shqipëri. Në aeroportin ?Nënë Tereza? janë shtuar patrullimet, aparatura dhe qen anti-eksploziv .
Po ashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme të FNSH-së.
"Policia Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe pasagjereve për shtimin e kontrolleve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ?Nënë Tereza?. Masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë. Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë të bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv. Në ambientet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit. Gjithashtu, pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.